Taulant Balla ka shkruar në rrejtet sociale se përpjekja e Presidentit Ilir Meta është akti i radhës i një seriali sulmesh ndaj demokracisë. Kreu politik i Qarkut të Elbasanit njëherazi Kryetar i Grupit Parlamanetar të PS, shkruan se zgjedhjete 30 qershorit nuk do të shtyhen e as do të anulohen. Në sinkron me Kryeministrin Rama, Balla shprehet se Presidenti nuke meriton më zyrën që iu besua dy vite më parë.
“Takime në çdo lagje të Elbasanit për të komunikuar me njerëzit sepse “Zgjedhjet e 30 Qershorit” as nuk mund të anullohen, as nuk mund të shtyhen dhe as nuk mund të pengohen. Përpjekja e djeshme e Presidentit Ilir Meta ishte thjeshtë akti i radhës i një seriali sulmesh kundër demokracisë dhe kundër shtetit të së drejtës. Meta thjeshtë nuk e meriton më zyrën që Kuvendi i besoi 2 vite më parë”, shkruan Balla.