Basha paralajmëron tjetër “fitore”: Negociatat nuk hapen

AKTUALITET


Duke e cilësuar vendimin e presidentit për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit si rrjedhojë të bashkimi popullor, Lulim Basha shprehet se tashmë për Edi Ramën po vejn gjykimi i Europës. Kreu i PD-së ka reaguar me një koment në rrejtet sociale, ku shkruan se Europa është e tronditur nga përgjimet e publikuara nga BILD.

“Më kot po bën gjithçka për t’i shpëtuar gjykimit. Gjykimi i Europës po vjen, gjykimi i popullit është i pashmangshëm! Kryeministri i Avdylajve do largohet! Boll më me Shqipërinë që duan ata, tani është koha e Shqipërisë për të gjithë shqiptarët! #ShqipëriaSiEuropa”, shkruan Lulzim Basha.


Dekreti i Metës. Çfarë është presidenti për ju?

Nisur nga ky mesazh, kreu i PD-së duket se paralajmëron se gjykimi i Europës për Edi Ramën do të jetë mos hapja e negociatave për integrim në BE. Edhe këtë, opozita e lexon si një fitore, që në fakt nxjerr në pah atë që Kryeministri Edi Rama ka thënë këto ditë, se përgjimet e publikuara nga BILD, nuk janë gjë tjetër veç se kërkojnë të nxijnë Shqipërinë, teksa pret dritën jeshile për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.

Dhe pas “fitores” të së shtunës për anulimin e zgjedhjeve, Basha po paralajmëron një tjetër fitore të opozitës, duke e përdorur një vendim të mundshëm negativ për Shqipërinë nga Këshilli Europës, si dështim të qeverisë për të përmbushur një premtim të kahershëm për hapjen e negociatave.

Ja çfarë shkruan Lulzim Basha në komentin e tij:

Kreytari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka bërë një reagim këtë të diel në mbrëmje, du

Shqiptarët dhe mbarë Europa është tronditur nga përgjimet e publikuara nga BILD, që faktuan se Rama është një kryeministër ilegjitim, se pushtetin nuk e mori me vota, por e mori me krimin dhe me bandat. Sot çdokush e di se në Shqipëri sundon një qeveri e zgjedhur nga mafia dhe jo nga populli.

Vendimi për anullimin e 30 qershorit u diktua nga bashkimi më i madh shqiptarëve për të mos pranuar kurrë më një proces monist dhe kriminal të bandës që sot ka ka vjedhur pushtetin dhe për të mbrojtur standartet dhe vlerat europiane.

Askush nuk duhet të ketë asnjë iluzion. Rama ka kapur çdo pushtet, ka vjedhur çdo qindarkë, ka përdorur çdo mjet për të manipuluar zgjedhjet në bashkëpunim me krimin. Ai është i zhytur në krim dhe i kapur nga krimi!

Më kot po bën gjithçka për t’i shpëtuar gjykimit. Gjykimi i Europës po vjen, gjykimi i popullit është i pashmangshëm! Kryeministri i Avdylajve do largohet! Boll më me Shqipërinë që duan ata, tani është koha e Shqipërisë për të gjithë shqiptarët! #ShqipëriaSiEuropa




Skip to toolbar