Alimehmeti: Omicron është më pak riskues se variantet e tjera

CORONAVIRUS


Mjeku i njohur, Ilir Alimehmeti ka publikuar disa të dhëna të reja në lidhje me variantin e ri të koronavirusit, Omicron.Ai ka publikuar disa grafike, që sipas tij tregojnë se Omicron është qartësisht më pak riskues se variantet e tjera.

Ai shprehet se vala e fundit nuk po shoqërohet paralelisht me nivel proporcional të vdekjeve, siç shihet në valët e tjera.

Sipas mjekut, Omicronit i duhen edhe 2-3 javë ta largojë Deltën nga popullata dhe siç shprehet ai “pa Delta shtetet do të jenë rreth fundit të janarit”.

Postimi i mjekut

❗”Fshati që duket nuk do kallauz”

Cit.: Populli

🦠 Omicron është qartësisht më pak riskues se variantet e tjera!

👉 Në grafikë shihet qartë që vala e fundit (omicron) nuk po shoqërohet paralelisht me nivel proporcional të vdekjeve, siç shihet në valët e tjera.

👉 Në grafikë mund të shihni:

Afrikën e Jugut, ku vala omicron është në rënie.

Britaninë e Madhe, ku rastet janë në rekorde historike (190.000 raste/ditë), por VDEKJET PO BIEN!

SHBA, e njëjta situatë si në Britani, por pak më prapa në kurbën epidemiologjike.

Itali, rastet në qiell, vdekjet shumë lehtësisht të rritura por të pakrahasueshme me valët e tjera.

❗Kujdes:

🦠Ende shumë raste në spital janë ende Delta.

🦠Omicronit i duhen edhe 2-3 javë ta largojë Deltën nga popullata në këto shtete dhe spitalet pa Delta do të jenë rreth fundit të janarit.



Skip to toolbar