Për herë të dytë brenda 1 jave, PS dhe PD kanë arritur sërish dakordësi. Kësaj radhe për rregulloren e re të Kuvendit, imponuar këtë herë nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe afati i vendosur.
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, i ftuar në “ Real Story” u shpreh se do votonte kundër këtyre ndryshimeve pasi sipas tij këto ndryshime e zbehin rolin “kontrollues” të deputetit, një instrument që garantohet nga Kushtetuta.
“Detyra ime është të bëj deputetin. Rregullorja e re përqendron disa instrumente në duart e një komisioni, që janë instrumente kushtetuese të kontrollit parlamentar që i ka çdo deputet i kuvendit, nuk i ka një komision, por i ka çdo deputet, nuk më erdhi mirë për disa ndryshime që janë në rregullore.
Çështja që kanë të bëjnë me funksionim e tregut, praktikisht mua më mohon një e drejtë e tillë. I jep 15 ditë kohë institucionit të më kthejë përgjigje, ka institucione që unë kërkoj, ka institucione që e kanë një “enter”. Institucionet kanë një detyrë që të kthejnë përgjigje përkundrejt një deputeti, që kërkon përgjigje.”, tha ai.
Ai theksoi se po të ishte sot në Kuvend vota e tIj do shkonte kundër ndryshimeve, të dakordësuara mes PS dhe PD.
“Përqendrimi i instrumenti të kontrollit parlamentar në një komision, natyrisht nuk është një gjë e mirë. Do votoja kundër kësaj rregulloreje”, tha ai.
