Tenisti me origjinë serbe, Novak Djokovic, arriti që të bindë autoritetet në Australi që ai të luajë në Australian Open pa një certifikatë vaksine.
Por ky vendim i autoriteteve shëndetësore ka ndezur polemika dhe shumë qytetarë kanë hedhur akuza.
Qytetarët të cilët nuk mund të udhëtojnë lirshëm dhe vijojnë të kenë jetë kufizuar janë shprehur të indinjuar si kundër zyrtarëve, por dhe kundër tenistit.
Ata janë shprehur se qeveria i lejon të pasurit dhe të famshmit të bëjnë si të duan, ndërsa njerëzit e zakonshëm mbeten të ndarë nga të dashurit e sëmurë.
Por nga organizatorët e turneut është thënë se tenistit serb nuk i ishte dhënë ndonjë trajtim i veçantë, pasi dhe lojtarë të tjerë kishin marrë vërtetim përjashtues për bërjen e vaksinës.
Australian Open do të nisë në 17 Janar, në një kohë që vendi është duke u përballur me një valë të re infektimesh dhe autoritetet kanë vendosur masa të reja.