Durrës, shpërthim me lëndë plasëse në shtëpinë e Armand Dukës

AKTUALITET


Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar mbrëmje e sotme në Durrës, pranë shtëpisë së kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Dukës.

Ngjarja ndodhi në lagjen nr.4, ku shpërtheu një sasi e vogël lënde plasëse, por nuk dihet ende se çfarë ishte konkretisht. Nga shpërthimi ka patur vetëm disa dëme të vogla materiale.

Për momentin nuk dihen ende të tjera detaje për ngjarjen, ndërsa policia ka shkuar në vendngjarje.



Skip to toolbar