Tritoli në banesë, Flet Armand Duka: Autori me kapuç u afrua te dera dhe…

AKTUALITET


Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Durrës. Shpërthim me tritol në shtëpinë e kreut të FSHF, Armand Duka në Durrës. Në një prononcim për mediat, Duka u shpreh se në shtëpi ndodhej djali dhe bashkëshortja e tij.

Kush ishte ne shtepi ne momentin e ngjarjes?


Nuk kam mundësi me dhënë deklarata. E ka dëgjuar e gjithë Durrësi. Familja ime, djali, gruaja, unë tani erdha.

A ka dëmtime?

Jo, nuk kemi dëmtime, porta është larg nga banesa.

I kemi edhe kamerat e rrugës, shtëpisë, kam filmimet. Një njeri me kapuç është afruar tek porta ka vënë dinamitin. Nuk ia kam idenë. Maksimumi deri nesër do e dimë kush e ka vënë, këta nuk lënë krim pa zgjidhur.




Skip to toolbar