Pele dhe Maradona, në fillim rivalë të përbetuar, pastaj… “Një ditë do të luajmë bashkë në qiell”

Më të fundit


“Një ditë, në parajsë, ne do të luajmë së bashku në të njëjtin ekip”. Në një pjesë të postimit të gjatë në Facebook të publikuar nga Pelé pak ditë pas vdekjes së Diego Armando Maradonës shprehej kështu gjithë emocioni dhe dhimbja për ndarjen nga të “Pibe de Oro”.

Rivali i madh historik, ata që kanë luftuar gjithmonë për skeptrin e kampionit absolut të futbollit. Të ndarë nga 20 vite, ‘O Rey’ kishte lindur në vitin 1940, ndërsa Diego më 1960, dhe gjithashtu nga një rivalitet i hidhur atavist (Brazili dhe Argjentina), të dy janë karakterizuar gjithmonë nga një antagonizëm që ende sot i ndan tifozët për të vendosur se kush ishte më i madhi në historinë e futbollit.

Rivalitetin e tyre e kanë shënjuar edhe ofendimet, sharjet, madje akuzat e rënda. Maradona shpërtheu pikërisht kur Pelé kishte vendosur ‘t’i varte këpucët në gozhdë’. Që atëherë filloi sfida në distancë mes të dyve. Maradona e konsideronte Pelè funksional me pushtetin, ndërsa ai, “Pibe de Oro”, donte të luftonte ‘sistemin’.

Shumë ndryshe për të menduar se një ditë ata mund të shkonin mirë. Megjithatë, me rastin e shortit për Kupën e Botës 2018, Maradona puthi në ballë Pelen, i cili u shfaq në një karrige me rrota në atë ngjarje. Ishte një moment i paharrueshëm për të gjithë dashamirët e këtij sporti. Por edhe më të paharrueshme kanë qenë driblimet e shkëmbyera nga të dy në TV, ‘live’.

Në vitin 2005, në episodin e parë të “La noche del 10”, një program televiziv argjentinas i drejtuar nga Diego Armando Maradona, paqja e madhe u inskenua drejtpërdrejt në TV midis dy legjendave të futbollit. Braziliani ishte i ftuari i parë dhe mes të dyve, pavarësisht nga e kaluara e stuhishme, u bë e mundur të dëshmohej një shkëmbim fanellash, disa magji me topin dhe një përqafim i bukur final.

Por mbi të gjitha, shumë kujtojnë ato driblime me kokë që ngrohën zemrat e gjithë botës. “Unë kam një dëshirë, – tha Maradona, – të bëj driblime me kokë me ju”. Në një moment në studio u shfaq një top dhe Pele u largua nga studio pas 25 goditjeve radhazi me kokë.

Të dy ofruan një shfaqje për publikun dhe ato imazhe do të mbeten përgjithmonë të ngulitura në kujtesën kolektive të të gjithë dashamirëve të këtij sporti. Dy ikona botërore që do të takohen tashmë në parajsë për të luajtur së bashku për herë të parë në një ekip.

Ai rivalitet historik u la mënjanë dhe me rastin e vdekjes së Maradonës, Pelé tha fjalë të bukura për argjentinasin: “Për mua do të jesh gjithmonë një mik i madh, me zemër edhe më të madhe”. Kështu vazhdoi mesazhi prekës: “Sot e di që bota do të ishte shumë më e mirë nëse do të krahasoheshim më pak dhe do të fillonim të admironim më shumë njëri-tjetrin.

Pra, dua të them që ju jeni i pakrahasueshëm. Trajektorja juaj është shënuar nga ndershmëria. Dhe në uniken tënde na mësove se duhet të duam dhe të themi ‘të dua’ shumë më shpesh. Largimi yt i shpejtë nuk më lejoi të ta them, ndaj po të shkruaj: Të dua Diego”.Një përshëndetje prekëse të paktën për dy kampionë që nuk kishin qenë kurrë miq, por që i bashkoi një dashuri e madhe e përbashkët: futbolli. “Shoku i madh, faleminderit shumë për të gjithë udhëtimin tonë. Një ditë, në parajsë, do të luajmë së bashku në të njëjtin ekip. Dhe do të jetë hera e parë që do të ngre grushtin tim në ajër për të triumfuar në fushë, pa festuar një gol. Do të jetë kështu, sepse më në fund mund të të përqafoj përsëri”.



Skip to toolbar