“Kemi në dorë një plan ambicioz”, Rama: Synojmë rritjen e pagës mesatare në 900 euro

Më të fundit


Qeveria Shqiptare ka miratuar sot aktet për rritjen e pagës mesatare në vend, pas asaj minimale.

Kryeministri Edi Rama, pas mbledhjes së qeverisë deklaroi se synohet që paga mesatare të shkojë në vlerën e 900 Eurove.

“Kemi në dorë një plan shumë ambicioz dhe shumë të arsyeshëm për një rritje pagash e cila synon të mundësojë ngritjen në harkun e këtyre dy viteve të 2023-2024, në nivelin e lartë të rajonit.

Synon të realizojë një target për pagën mesatare 900 euro. Jemi në kushtet e një mundësie të re, një mundësi që do ta shfrytëzojmë maksimalisht dhe pas rritjes së pagës minimale, tani mund të shkojmë drejt rritjes së pagës mesatare, në dy faza.

Do të kemi një rritje tani, së shpejti për një pjesë dhe të shkallëzuar”, theksoi ai.



Skip to toolbar