Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Shëngjinit, ku u qëllua për vdekje me armë zjarri, shtetasi Ardian Nikulaj.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka rrethuar të gjithë zonën, ndërsa ende nuk bëhen të ditura shkaqet.
Ardian Nikulaj, 51-vjeç, ishte biznesmen dhe ish-kandidat për deputet në singlën e PSD në zgjedhjet e vitit 2021.