Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes foto nga zyrat e skuadrës angleze të futbollit Manchester City.
Kjo në kuadër të marrëveshjes që firmosën Bashkia e Durrësit dhe Ministria e Sportit me klubin anglez të Manchester City.
Kjo skuadër do të hapë në Durrës një akademi futbolli për të gjithë të rinjtë e rajonit të Ballkanit. Në firmosjen e kësaj marrëveshje një ditë më parë, ka qenë i pranishëm edhe Kryeministri Edi Rama.