Interi, finalisti i parë i Kupës së Italisë, Juventusi i pafuqishëm

Më të fundit


Interi është finalisti i parë i Kupës së Italisë për sezonin 2022-2023.

Zikaltërit fituan me rezultatin minimal 1-0 ndeshjen e dytë përballë Juventusit, pas takimit të parë të mbyllur në barazim në Torino.


Goli për vendasit u shënua në minutën e 15 nga Dimarco, teksa Juventusi nuk tregoi grintën e duhur për të merituar finalen.

Tashmë, djemtë e Inzaghit janë duke pritur rivalin e finales i cili do të përcaktohet pas ndeshjes Fiorentina-Cremonese, me vjolët që pothuajse janë të kualifikuar, pasi kanë fituar në ndeshjen e parë.




Skip to toolbar