Shtyhen hetimet për kokainën e Fierit, SPAK pret informacionet nga Kolumbia

AKTUALITET


Prokuroria e Posaçme ka zgjatur me tre muaj hetimet për laboratorin e drogës të gjetur në Fier. Mësohet se organi i akuzës është në pritje të letërporosive nga Kolumbia.

Lidhur me sasinë prej 430 kg kokainë e perzier me pleh kimik, që u gjet në një banesë në Frakull të Fierit.

Për këtë çështje SPAK ka firmosur 15 urdhër-arreste ndërkohë që bëhet me dije se janë arrestuar 10 persona. Laboratori pritet të ndërtohej në banesën e ish-kryetarit të komunës Frakull, Viktor Çervanaku.

Ndërkohë porosia ishte bërë në emer të vëllait të tij Zenel Çervanaku. Në kërkim është eshpallur gjithashtu dhe shtatasi kolumbian, i cili kishte mbërritur ne vendin tonë për të bërë ndarjen e kokainës nga plehu kimik.



Skip to toolbar