“Kurti i shërben agjendave armiqësore të Kosovës, SHBA të iniciojë hetim”

Më të fundit


Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, thotë se ka kohë që partia e saj ka ngritur dyshimin se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i shërben agjendave armiqësore.

“Thirrje publike për aleatët tanë – ShBA-të, që të iniciojnë një hetim të pavarur rreth këtyre temave”, ka shkruar ajo në Facebook.

“A ka Kurti lidhje me mafinë energjetike serbo-ruse?”, ka pyetur ajo.

Ajo po ashtu ka shprehur dyshimin e saj se Kurti e ka anuluar ndërtimin e termocentralit të ri gazësjellit amerikan, “për t’i favorizuar lidhjet e tij përmes Martin Berishajt në Serbi”.

“A qëndron fakti që Kurti i anuloi dy projektet kryesore amerikane në Kosovë; ndërtimin e termocentralit të ri dhe projektin e gazsjellësit amerikan, për t’i favorizuar lidhjet e tij përmes Martin Berishajt në Serbi, e deri tek oligarkët rus?”, ka vazhduar me pyetje Kardijaj.

Prandaj, ajo ka theksuar e shpreson që do hetohet kjo temë më seriozisht, pasi që çdo lëvizje e tij e shton dyshimin që “Kurti është i kapur nga armiqtë e Kosovës”. “Hetim, përgjegjësi dhe drejtësi”.



Skip to toolbar