Analistët politikë e shohin me skepticizëm mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç që do të mbahet në 14 shtator në Bruksel.
Edhe pse në vetvete e konsiderojnë të mirëpritur një përballje të tillë për dialogun, bindja e tyre është se vonesat në shtensionimin e plotë të situatës në veri dhe në mbajtjen e zgjedhjeve të reja atje, do të zvarrisin edhe zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit e të Ohrit.
“Nuk pres që takimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç të prodhojë diçka konkrete për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe të Ohrit. Palët do të vazhdojnë të mbajnë qëndrimet paraprake s’do të ketë lëvizje përpara”, u shpreh Arton Demhasaj.
Demhasaj ushqen sidoqoftë një dozë optimizmi e thotë se nëse do të ushtrohet një presion më i madh nga aleatët ndërkombëtarë, SHBA dhe BE po ushtrojnë, do të ketë mundësi që para zgjedhjeve në këto dy vende që do të mbahen vitin e ardhshëm, të arrihet normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi.
Analisti tjetër politik, Dorajet Imeri e sheh më të zymtë situatën e nuk pret progres në dialog pa u shpallur zgjedhjet në veri.
Për herë të fundit, Kurti dhe Vuçiç janë takuar në 2 maj, nëntë ditë pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme në veri të Kosovës që u bojkotuan masivisht prej serbëve lokalë e që të prej atëherë, tensionet mes dy vendeve u përshkallëzuan ndjeshëm.