Diplomati Turdiu: Trump ka dëmtuar besimin te aleatët. Tarifat dhe politikat e tij, pasoja afatgjata

BOTA


Diplomati Gazmend Turdiu, në emisionin “Real Story” në ABC News, ka komentuar politikat e presidentit amerikan Donald Trump, duke u ndalur te marrëdhëniet me aleatët, tarifat tregtare dhe pasojat afatgjata të vendimmarrjes së tij.

Turdiu theksoi se problematikat nuk lidhen vetëm me mënyrën e komunikimit të Trump, por mbi të gjitha me strategjitë dhe politikat e ndjekura prej tij. Ai solli si shembull vendosjen e tarifave ndaj vendeve aleate, të cilat sipas tij janë marrë në mënyrë arbitrare.

Diplomati u ndal edhe te zhvillimet politike në SHBA, duke theksuar rëndësinë e kontrollit të Kongresit nga demokratët dhe instrumentet që i mbeten presidentit për të ndjekur politikat e tij.

“Problemi fillon që me strategjitë dhe politikat e tij, jo vetëm te komunikimi i Trump. Kanë qenë aleatët më të afërt dhe ai vendos tarifa në mënyrë krejt arbitrare. Ajo që më shqetëson është se demokratët kanë marrë kontrollin edhe të Dhomës së Përfaqësuesve dhe të Senatit. Çfarë instrumenti i ka mbetur Trump, politikat e jashtme dhe tarifat. U pa që mbështetja e Trump nuk të zgjedh më por të përmbys. Shpresoj të ketë rezistencë më të madhe në parti. Unë nuk pres të ndodhin ndryshime tani. Por këto janë dëme afatgjata. Janë prishur ekuilibra është shkatërruar besimi. I referohem mënyrës së si Trump të paktën për momentin mendon të veprojë. Ai ka deklaruar tashmë se çfarë mendon për momentin të veprojë, një ka tiparet e Trump është se fjala e tij nuk ka shumë peshë, e ndërron shumë shpesh”, tha ai.



Skip to toolbar