Sekuestrohet pasuria e ish deputetit Arben Ndoka

Më të fundit


Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dhënë urdhërin për sekuestrimin e pasurisë së ish deputetit socialist Arben Ndoka.

Pasuria e ish deputetit Ndoka kap një vlerë prej 40 milionë euro dhe përfshin një sipërfaqe prej 300 mijë metër katror tokë në bregdet në zonën e Malit të Rrenzit, Shëngjinit, Rana e Hedhur, Laguna e Lezhës si dhe disa apartamente në plazhin e Shëngjinit.

Sipas prokurorisë e gjithë kjo sipërfaqe toke në bregdet është përfituar duke falsifikuar dokumentet në mënyrë të jashtëligjshme.

Prokurorët e çështjes te Krimet e Rënda janë Vladimir Mara dhe Dritan Prençi, ndërsa sekuestrot janë dhënë me vendimin e gjyqtarit Bib Ndreca.

Ish deputeti i PS-së, Arben Ndoka u arrestua gjatë operacionit të koduar “Volvo 4” në vitin 2018 dhe aktualisht ndodhet në arrest shtëpie.



Skip to toolbar