BKH nis shqyrtimin e provave të dhunës në Parlament, PS mbledh firmat për ‘ndëshkimin’ e deputetëve të Berishës

Më të fundit


Policia dhe Oficerët e BKH-së kanë mbledhur provat për pamjet filmike të kamerave të sigurisë të sallës së parlamentit ku në seancën e 2 nëntorit deputetët e Rithemelimit krijuan kaos duke marrë karriget dhe i vendosur para foltores, mëson Report Tv.

Skenat e kaosit në parlament nga mbështetësit e Sali Berishës, në hetim pasi është i akuzuar për korrupsion pasiv në aferën e privatizimit të kompleksit Partizani, janë të përsëritura prej 19 tetorit kur dhe u mor vendimi për përjashtimin e 10 deputetëve të grupit të Rithemelimit.

Byroja Kombëtare e Hetimit dhe SPAK ende nuk kanë dalë me një qëndrim ndërkohë Grupi PS ka nisur mbledhjen e firmave për përjashtimin e deputetëve që krijuan kaos në seacën e 2 nëntorit 2023.

Grupi i Rithemelimit është shprehur i vendosur se do të vijojë skenarin e kaosit me qëllim moslejimin e zhvillimit normal të punimeve në parlament pasi akuzojnë maxhorancën se po kërkon të asgjësojë opozitën duke iu refuzuar e drejta e tyre kushtetuese për ngritjen e komisioneve hetimore, dhe vendosjen e bashkëkryetarit Oerd Bylykbashi në vend të Enkelejd Alibeajt në Komisionin e Reformës zgjedhore.



Skip to toolbar