Reforma Zgjedhore/ Nga ndryshimi i sistemit zgjedhor te listat e hapura: 3 propozimet e PD

Më të fundit


PD propozon ndryshim të sistemit zgjedhor në vend. Propozimet u prezantuar nga sekretari i Përgjithshëm i PD, njëkohësisht bashkëkryetar i Komisionit për Reformën Zgjedhore,  Enkelejd Alibeaj,  në një deklaratë për mediat.

Krahas ndryshimit të sistemit, Alibeaj tha se do i propozohet komisionit sistemi i listave të hapura si edhe vota e diasporës

Së pari, Partia Demokratike është e bindur se sistemi zgjedhor në Republikën e Shqipërisë do të duhet të ndryshojë. Do të duhet të ndryshojë duke konkretizuar dhe mishëruar atë që ka qenë kërkesë e kaherëshme e publikut shqiptar, e zgjedhësve shqiptar dhe që konsiston në faktin që Partia Demokratike sot është e bindur dhe ka arritur në një draftim dhe që do t’ia paraqesi këtij komisioni, lidhur me sistemin zgjedhor. Sistemi zgjedhor I propozuar prej nesh bazohet tek listat e hapura. Listat e hapura të cilat janë edhe një detyrim edhe të një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, I cili ka udhëzuar kuvendin e Republikës që në kodin zgjedhor, sistemi do të duhet të bazohet pikërisht tek këto listat e hapura. Sipas së cilave do të duhet që t’i japin të drejtë qytetarëve shqiptarë të jenë ata që zgjedhin përfaqësuesin e tyre. Të jenë ata që zgjedhin deputetin e tyre dhe të mos jetë kryetari I partisë I cili përcakton se kush do të jetë përfaqësuesit dhe qytetarët të jenë të detyruar të bëjnë një zgjedhje që ia cakton dikush tjetër.

Së dyti, sistemi i listave të hapura I jep qytetarit shqiptar, I jep zgjedhësit shqiptar të drejtën që të përcaktojë edhe elementin e konkurrencës brenda partive politike. Deputetët do të jenë të tillë që do të kenë një garë të ndershme brenda partive politike dhe ai I cili do të gëzojë mbështetjen e zgjedhësve, ai do të jetë dhe përfaqësuesi I tyre. Është një detyrim për të optimizuar dhe për të demokratizuar edhe vet partitë politike. Vetëm sistemi I listave të hapura e garanton këtë gjë. Së treti, heqja përfundimisht e monopolist, e autoritetit që kryetari I partisë ka në përcaktimin e deputetëve. Me sistemin e listave të hapura garantohet kjo gjë.

Dhe kjo është çështja e parë. Çështja e dytë e cila shkon në të njëjtën linjë logjike, ka të bëjë me atë që sistemi zgjedhor në Shqipëri do të duhet të jetë proporcional kombëtar. Dhe propozimi i Partisë Demokratike që do të depozitohet në komisionin e reformës zgjedhore, të jetë që Shqipëria të jetë një zonë zgjedhore. Sistemi i deritanishëm, i cili fragmenton në 12 qarqe, në 12 zona zgjedhore, ka nxjerr të gjitha defektet dhe manipulimet me sistemin që bëhet zgjedhjes dhe përfaqësimit të shqiptarëve në parlament. Sistemi me një zonë zgjedhore krijon atë që është nevojë dhe detyrim kushtetuesm barazinë e votës të çdo qytetari shqiptar. Si zgjedhësi në Kukës ashtu edhe zgjedhësi në Tiranë, vota e tyre do të jetë e barabartë, pasha e tyre e zgjedhjes së deputetit do të jetë e barabartë. Ndaj këto janë dy element që shkojnë në harmoni me njëri-tjetrin, listat e hapura dhe sistemi proporcional kombëtar, pra me një zonë zgjedhore.

Së treti, që ndoshta është më e rëndësishmja është që Partia Demokratike ka konkluduar, ka draftuar edhe projektligjin që do të depozitojmë në komisionin e reformës zgjedhore përsa I përketë votës së diasporës, ose më mirë me thënë votës së shqiptarëve jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë. Jo vetëm si një detyrim që vjen prej Gjykatës Kushtetuese, I cili ka udhëzuar Kuvendin e bashkë me të edhe partitë politike si kontribues në Komisionin e Reformës Zgjedhore që do të garantohet në mënyrë efektive dhe jo iluzive, vota e diasporës, vota e emigrantëve jashtë Shqipërisë.” u shpreh Alibeaj.



Skip to toolbar