Akuzohet për shpërdorim detyre/ Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj paraqitet në gjykatë

AKTUALITET


Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka mbërritur në Gjykatën e Posaçme mesditën e së hënës.

Në orën 12:00, do të zhvillohet seanca përr marrjen në pyetje për Beqajn, i cili akuzohet për shperdorim detyre në lidhje me dosjen e sterilizimit.

Pas masës së caktuar nga gjykata, Beqaj duhet të paraqitet pranë oficerit të policisë gjyqësore çdo të premte, ndërsa nuk mund të dalë jashtë vendit pa një autorizim nga gjykata.



Skip to toolbar