Lirohet Michel Platini: Nuk më pyetën për Katar 2022!

Më të fundit


Ish presidenti i UEFA, MIchel Platini është lënë i lirë. Në orët e para të mëngjesit të së mërkurës ish-presidenti i UEFA-s Michel Platini ka lënë dhomën e paraburgimit në një rajon policie në Paris të Francës, aty ku u dërgua me një fletë arresti ditën e martë.

Platini është marrë në pyetje për orë me radhë në lidhje me një investigim për korrupsion që lidhet me dhënien e të drejtës së organizimit të Kupës së Botës 2020 Katarit.

Avokati i tij, William Bourdon tha se Platini është i pafajshëm dhe nuk ka asnjë akuzë ndaj tij, por ai është marrë në pyetje thjesht për arsye teknike.

Mësohet se zyrtari 63-vjeçar ka mohuar çdo përfshirje në këtë çështje korrupsioni para hetuesve, që në fund të fundit nuk kanë publikuar asnjë dokument ku thuhet ish-futbollisti i Francës dhe Juventusit akuzohet për diçka.

 “Zgjati shumë, por duke parë numrin e pyetjeve nuk mund të ndodhte ndryshe”, tha Platini pasi doli nga ambientet e rajonit policor.

“Më kanë pyetur për 2016 Euro, Kupën e Botës në Rusi, PSG-në, FIFA-n”, vijoi më tej francezi, duke mos përmendur asnjë pyetje në lidhje me Botërorin Katar 2022, ku mendohet se ai ka marrë para për të favorizuar vendin nga Lindja e Mesme para konkurrentëve të tjerë.



Skip to toolbar