Shefi i ushtrisë izraelite: Lufta në Gaza do të vazhdojë me muaj

BOTA


Shefi i ushtrisë izraelite, Herzi Halevi ka folur parta gazetarëve në kufirin me Gazën.

Ai deklaroi se nuk ka rrugë të shkurtra në çmontimin e një organizate terroriste, duke iu referuar Hamasit.

“Ne do të arrijmë udhëheqjen e Hamasit,” shtoi Halevi, shkruan Al Jazeera.

OKB ka shprehur shqetësimin për bombardimet e pandërprera izraelite në qendër të Gazës, sipas zëdhënësit të zyrës për të drejtat e njeriut, Seif Magango.

Ai tha se forcat izraelite duhet të marrin të gjitha masat në dispozicion për të mbrojtur civilët dhe se sulmet duhet t’u përmbahen parimeve të së drejtës ndërkombëtare humanitare./abcnews.al



Skip to toolbar