Xibrakë, dëmtohet ura shekullore/ Banorët: Ura lidh 10 fshatra

AKTUALITET


Shirat dhe mungesa e investimeve kanë nxjerrë jashtë funksionit një urë gati 1 shekullore që lidh 10 fshatra në Elbasan. Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga bashkia.

E ndërtuar që prej vitit 1929, ura e Xibrakës që lidh 10 fshatra me njeri tjetrin, por edhe me Librazhdin e Elbasanin, ka dalë jashtë funksionit. Shirat e fundit dëmtuan njërën këmbë të saj. Për të shmangur izolimin e fshatrave Bashkia e Elbasanit gjeti një zgjidhje të përkohshme duke hapur një rrugë provizore anës aksit nacional Elbasan-Librazhd.

Banorët thonë se rruga dytësore është tepër e rrezikshme ndaj apelojnë për ndërhyrje. Fondi për rikonstruksioni i urës gati 1 shekullore u miratua në mbledhjen e fundit të këshillit bashkiak por ende nuk ka një datë se kur mund të nisë ndërhyrja për riparimin e saj.



Skip to toolbar