Debati për zgjedhoren, Basha jashtë Kuvendit: Me insistimin e partnerëve ndërkombëtarë shpresoj që alibive ti vijë fundi

AKTUALITET


Në një komunikim për mediat jashtë ambienteve të Kuvendit, Basha ka theksuar se së shpejti do të zhvillohet e mbledhja e Komisionit për Reformën Zgjedhore, duke nënvizuar se PD vijon dialogun me SHBA.

“Sot kam një thirrje për Presidentit të Republikës, të kthejë mbrapsht ligjet e njëanshme. Sa i takon prioritetit kryesor për largimin e papërgjegjshmërisë politike ia kemi dalë. PD në bashkëpunim me aleatët ia ka dalë që të bindë palën tjetër për të nisur punën. Për detajet do të akordohemi. Se kur do të mblidhet Komisioni këtë do ta shikojmë. Nuk ka dhe nuk do të ketë sekrete, PD insiston që debati për reformën Zgjedhore të bëhet publik. Me insistimin e partnerëve ndërkombëtarë shpresoj që këtyre alibive ti vijë fundit. Dhe të shohim miratimin këtë javë”, ka thënë Basha. /abcnews.al/



Skip to toolbar