Po largohej drejt Fushë-Krujës/ U maskua si lypës, kapet autori i vjedhjes së makinës luksoze në Tiranë

AKTUALITET


Adrian Hamalli është personi në foto i cili është kapur pasi kishte vjedhur një automjet. Hamalli i maskuar si lypës ka arritur që të realizojë vjedhjen e automjetit tip Range Rover.

Sipas policisë autori është kapur në Kamëz teksa po tentonte të largohej drejt Fushë Krujës.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme rreth orë 19:00. Pas raportimit të vjedhjes së një Range Rover-i me ngjyrë të zezë, janë angazhuar edhe forcat e policisë. Pas lokalizimit të mjetit u bë edhe bllokimi i tij.



Skip to toolbar