Një pikë e këmbimit valutor është grabitur te Ura e Institutit në kryeqytet ditën e enjte, ku persona të maskuar arritën të merrnin një shumë të konsiderueshme parash.
Autorët që mendohet se kanë qenë 3 persona, kanë çarë muret e biznesit ngjitur për të depërtuar më pas brenda exchange duke marrë paratë.
Më pas ata u larguan me një makinë tip BMW, që shfaqet edhe në pamjet e kamerave të sigurisë.