“Autorët tentuan të arratisen në Ukrainë”, Putin flet për sulmin terrorist në Moskë: Vrasësit do të dënohen

BOTA


Presidenti rus Vladimir Putin ka thyer heshtjen. Putin ka dhënë një deklaratë për sulmin terrorist të ndodhur në Moskë, ku qindra persona kanë humbur jetën.

“Një sulm terrorist i përgjakshëm dhe barbar”, kështu e ka cilësuar Putin këtë masakër. Gjithashtu ai ka nënvizuar se autorët e përfshirë në këtë ngjarje janë përpjekur të arratiseshin drejt Ukrainës.

Presidenti rus ka shpallur të dielën ditë zie për vendin, ndërsa dha një mesazh të fortë për autorët e sulmit terrorist.

“Terroristët, vrasësist duhet të presin vetëm një gjë, dënim. Sulmuesit janë gjetur dhe ndaluar”, ka thënë ndër të tjera ai.



Skip to toolbar