Presidenti Begaj takohet me homologun e Malit të Zi, zbulohet se për çfarë biseduan

AKTUALITET


Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi këtë të shtunë një takim pune me Presidentin e Malit të Zi, Jakov Milatoviç.

Të dy presidentët u fokusuan gjatë bisedës së tyre në vijimin e politikave të fqinjësisë së mirë, mbështetjen e ndersjelltë të projekteve që synojnë zhvillimin e dy vendeve, si dhe në përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE.


Presidenti Begaj e vlerësoi bisedën me homologun e tij, për rëndësinë e afrimit të qëndrimeve në lidhje me çështjet dypaleshe dhe rajonale në kontekstin e ndryshimeve që sjellin zhvillim të qëndrueshëm për rajonin./abcnews.al




Skip to toolbar