Eurodeputetë të paguar nga Rusia, Parlamenti Europian nis hetimet

AKTUALITET


Parlamenti Euopian është duke shqyrtuar akuzat se disa nga anëtarët e tij janë paguar nga një rrjet propagandistik rus i zbuluar në fillim të kësaj jave nga autoritetet çeke, konfirmuan shërbimet për shtyp të institucionit.

Kjo vjen pasi kryeministri belg Alexander De Croo tha të enjten se “Rusia u ishte afruar ligjvënësve të BE-së” dhe i kishte paguar ata për të “promovuar propagandën ruse” në Europë, si pjesë e një operacioni të zbuluar në një hetim çek.

Shërbimet e Parlamentit nuk ishin në gjendje të konfirmonin se sa deputetë mund të ishin nën vëzhgim, por thanë të premten se po punonin në koordinim me partnerët institucionalë në përgjigje të akuzave.

Në një letër drejtuar presidentes së Parlamentit Roberta Metsola, shefi i grupit të qendrës Reneë Europe, Valérie Hayer, i ka cilësuar akuzat si një sulm ndaj parlamentit dhe “mandatit të tij demokratik”.

Sipas mediave çeke që citojnë zyrtarë nga shërbimet e inteligjencës, akuzat përfshijnë politikanë nga Gjermania, Franca, Polonia, Belgjika, Holanda dhe Hungaria.

Në qendër të operacionit të shkatërruar nga autoritetet çeke ishte kompania e lajmeve Voice of Europe, e cila është sanksionuar nga Republika Çeke së bashku me dy individë.

Këto akuza vijnë rreth dy muaj përpara se votuesit e BE-së të shkojnë në qendrat e votimit për të zgjedhur 720 anëtarët e Parlamentit Europian.



Skip to toolbar