Video, tregti me kokainë, 6 të arrestuar në Elbasan

Më të fundit


Policia e Elbasanit ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Shënkolli”, ku është goditur një grup kriminal i tregtimit të drogave të forta, kryesisht kokainë.

Në operacion u përfshinë strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, Reparti RENEA dhe Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, ku u bë i mundur arrestimi i 6 shtetasve:

K. Gj., 32 vjeç, banues në Elbasan me precedent kriminal në fushën e krimeve ndaj personit;

A. Q., 45 vjeç, banues në Tiranë, me precedent kriminal në fushën e krimeve ndaj personit;

S. P., 23 vjeç, banues në Elbasan;

L. D., 35 vjeç, banues në Elbasan;

L. Gj., 25 vjeç, banues në Elbasan;

K. T., 31 vjeç, banues në Elbasan.

Si dhe ndiqen në gjendje të lirë dy shtetasit A. Q., dhe K. Gj., si organizatorë të grupit kriminal, siguronin lëndën narkotike dhe pjesëtarët e tjerë të grupit kryenin shpërndarjen e lëndës narkotike në doza të vogla në qytetin e Elbasanit.

Policia gjatë kontrollit fizik të krerëve të grupit, por edhe kontrollit në banesat e tyre, gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi prej rreth 550 gramë lëndë narkotike të dyshuar kokainë.

Operacioni është ende në vijim, për identifikim dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/784453395271681/


Skip to toolbar