“Albin po të vjen fundi”, Haradinaj me akuza të ashpra ndaj kryeministrit Kurti

KOSOVA


Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ka reaguar me akuza ndaj kryeministrit Albin Kurti, pas publikimit të një bisede të shefes së Grupit Parlamentar të LVV Mimoza Kusari Lina me Milan Radojiçiç, ish-nënkryetar i Listës Serbe.

Haradinaj e ka akuzuar Kurtin se ka kërkuar partneritet me Milan Radojiçiç edhe pse e ka ditur se ai ndiqej nga organet e drejtësisë dhe ishte në Listën e Zezë të SHBA-së.

“Dil e trego pse kërkove partneritet me Radojiçiç kur e ke ditur se ai ka qenë i ndjekur nga organet e rendit dhe i arratisur nga Kosova që prej nëntorit 2018, e në Listën e Zezë të Amerikës prej dhjetorit 2021?”, ka shkruar Haradinaj, në një postim në Facebook.



Skip to toolbar