Në TKOB po mbanë homazhet në nder të kolosit të letrave shqiptare, Ismail Kadare.
Pjesë e homazheve ishte edhe Alda Bardhyli, Drejtoreshë e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, e cila u shpreh se Kadare e bëri Shqipërinë të ndritur në sytë e botës.
Ndër të tjera ajo tha se Ismail Kadare iku i qetë pa brenga, pasi arriti të botonte të gjitha veprat e tij.
“Sot është në ditë e trashte jo vetëm për kulturën shqiptare, por edhe për atë botërore. Ishte dhe do të mbetet një nga mendjet më të ndritur të shekullit XXI. E beri Shqipërinë të ndritur në sytë e botës duke shpërfaqur një Shqipëri më të mirë, me vlera. Mendoj e Kadare iku i qetë, pasi e kreu me sukses botimin e veprës së tij, besoj se ka ikur pa brenga”, u shpreh Bardhyli.