Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu ka zbuluar se në Shërbimin e Neurokirurgjisë në Spitalin Universitar të Traumës, është realizuar me sukses heqja e një trupi të huaj brenda trurit.
Përmes disa fotove të publikuara në rrjetet sociale, ajo ka treguar se vështirësia e operacionit qëndronte në heqjen e këtij trupi të huaj pa shkaktuar dëmtime të trurit.
Sakaq, Koçiu ka bërë të ditur se pacienti është në gjendje të mirë shëndetësore.
Postimi i plotë:
Në Shërbimin e Neurokirurgjisë në Spitalin Universitar të Traumës, është realizuar me sukses heqja e një trupi të huaj brenda trurit. Pacienti kishte pësuar një aksident dhe për pasojë një trup i huaj kishte mbetur në thellësi të trurit. Vështirësia e operacionit qëndronte në heqjen e këtij trupi të huaj pa shkaktuar dëmtime të trurit.
Pas kryerjes së ekzaminimeve imazherike dhe laboratorike, pacienti iu nënshtrua operacionit i cili falë pajisjeve moderne që disponon salla e neurokirurgjisë, si Neuronavigatori, C-armi dhe mikroskopi, u bë e mundur heqja e trupit të huaj pa shkaktuar dëmtime tek pacienti. Fatmirësisht pacienti është në gjendje të mirë shëndetësore.
Mirënjohje nga ekipit mjekësor të përbërë nga: Dr. Fatos Olldashi, Dr. Irgen Hodaj dhe Dr. Eriketa Jaho. Infermierët: Sokol Xhafa dhe Irena Ismailaj./abcnews.al