Bizneset por edhe qytetarët e vlerësojnë në përmirësim situatën ekonomike dhe financiare në vend. Banka e Shqipëris ka publikuar treguesine ndjesisë ekonomike i cili rezulton se është rritur me 1% gjatë muajit gusht.
Ky përmirësim erdhi kryesisht nga rritja e besimit në sektorët e tregtisë, industries dhe të ndërtimit. Po ashtu në një masë më të vogël ndikoi edhe rritja e besimit konsumator. Treguesi i besimit në tregti u zgjerua me rreth 6 pikë përqindje në muajin gusht, i ndikuar kryesisht nga vlerësimet pozitive mbi ecurinë aktuale të biznesit dhe pritjet për punësimin.
Bizneset që operojnë në këtë sektor presin më shumë fitime në ët ardhmen. Më pas renditet se sektori i industrisë që ka pasur një rritje me 3.4%.rritja e vlerësimeve në këtë sektor u ndikua kryesisht nga vlerësimet më optimiste të bizneseve për nivelin e porosive të reja dhe për prodhimin industrial aktual.
Edhe sektori i ndërtimit u rrit me 2% gjatë muajit gusht e lidhur kjo me aktivitetin actual ndërtues. Ndërsa sektori shërbimeve rezulton pessimist në vlerësimet për aktivitetin e tyre duke pësuar një rënie me 5%. Edhe konsumatorët kanë pritshmëri më optimiste e përcaktuar kjo kryesisht nga pritjet më optimiste për situatën financiare dhe situatën ekonomike në vend.