Ministri i Jashtëm turk paralajmëron Kurtin: Prania e gylenistëve në Kosovë është problem

KOSOVA


Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, ka shprehur shqetësim për praninë e gylenistëve në Kosovë, duke e cilësuar atë si kërcënim për sigurinë. Ai bëri thirrje për bashkëpunim në luftën kundër organizatës FETO, të cilën Turqia e konsideron terroriste.

Gjatë vizitës së tij në Kosovë, Fidan nënvizoi rëndësinë e dialogut për zgjidhjen e problemeve mes Kosovës dhe Serbisë. Po ashtu, ai vuri theksin te marrëdhëniet e mira mes dy vendeve dhe mbështetjen e Turqisë në fuqizimin ndërkombëtar të Kosovës.

“Folëm edhe për luftimin e terrorizmit, për hapat që duhet të ndërmerren kundër organizatës terroriste FETO [Organizata Terroriste Fethullaiste]. Për fat të keq, prania e FETO-s në Kosovë vazhdon të jetë shqetësuese për ne. Dua t’iu kujtoj se FETO është kërcënim edhe për Kosovën. Ne duhet ta luftojmë bashkërisht këtë organizatë”, tha Fidan.



Skip to toolbar