Mbetjet toksike, Rama-Bardhit: Goja e tellallit është hapur si dritarja 7-penxherëshe e katit të 8

Më të fundit


Gjatë parashtrimit të interpelancës së sotme, Gazment Bardhi e ka akuzuar kryeministrin Edi Rama si kreun e aktivitetit të transportit të mbetjeve të rrezikshme.

Në fjalën e tij kreu i qeverisë tha se ky është vazhdimi i helmimit të popullit përmes kanaleve të panumërta dixhitale.

“Telenovela e kësaj u shfaq bashkë me vrasjen e Pogradecit. Vetë raporti që i referoheni shprehet se ka dyshime, jo fakte apo prova. Teksa hetimet vazhdojne, goja e pangijshme e politikës ka gjetur fajtorët dhe ka ngritur akuzat. Dhe fajtor është regjimi me mua në krye. Kam kohë që nuk merrem me gojët e tellallëve të hapura si penxheret e katit të tetë. Që në sinjalizim agjencitë i kanë konsideruar dyshimet me vullnetin për të hetuar në bashkëpunim me organet europiane. Ndërkohë që Prokuroria dhe OLAF vijojnë të hetojnë goja e politikës së urrejtjes ka ngritur akuza dhe ka caktuar fajtorët. Si gjithnjë akuzat janë ekstreme dhe fajtorët janë kriminelët e regjimit imagjinar me mua në krye që me këtë rast jam vënë në akuzën 1315. Duke llogartiur se ajo gojë shumëtellallshe merret me mua nga dita që hyra në politikë më është si rregull një akuzë në javë. Kam kohë që nuk merrem me akuzat dhe tellallët e gojës së hapur së fundmi edhe në formën e një shtatëpenxhereje në katin e tetë. E kam bërë në gjuhë të huaja kohët e fundit, kur mbetjet toksike të gojës epike janë eksportuar jashtë, sic ndodhi me programin skifoz të RAI 3, por jo vetëm ku unë nuk dola për të mbrojtur veten në Itali, por për të mbrojtur nga helmi i asaj shqiptarët e Italisë dhe dinjitetin e Shqipërisë. Mjaftohem me paditë në gjykatë ku deri tani goja shtatëpenxherëshe me gjithë disa tellallë të zellshëm të saj këtu janë hspallur shpifës dhe gjyqet vijojnë. Por duke qenë se këtu luhet jo me mua, por me nervat  dhe ndjeshmërinë njerëzore të shqiptarëve që tani po u flitet për Shqipërinë si një gropë mbetjesh të rrezikshme nga ku po dëmtohet edhe shëndeti i Kinës, kam detyrimin të sjell disa fakte të thjeshta, por vetëm hetimi mund të japë një përgjigje konkrete dhe përfundimtare për këto dy raste.” – tha Rama.



Skip to toolbar