Presidenti i Izraelit, Isak Herzog, ndodhet sot (12 shtator) për një vizitë një ditore në Tiranë. Ai është pritur me ceremoni zyrtare nga presidenti shqiptar, Bajram Begaj me të cilin më pas ka zhvilluar edhe një takim kokë më kokë.
Axhenda e presidentit të izraelit ka vijuar në kryeministri, ku është pritur nga kreu i qeverisë, Edi Rama.
Gjatë qëndrimit një ditor në Tiranë, Herzog do të takohet edhe me kryetaren e parlamentit, Elisa Spiropali si edhe me një përfaqësi të shqiptarëve të cilët kanë ndihmuar hebrenjtë gjatë luftës së dytë botërore.