Reshjet e fundit të shiut duket se kanë përmirësuar situatën energjitike në vend.Korporata Elektroenergjitike ka zhvilluar një proçedurë për shitjen e energjisë elektrike për datën 12 dhe 13 shtator. Në total është shitur rreth 360 MWH energji me një çmim mesatar prej 181,26 euro.
Nga kjo proçedurë e shitjes së energjisë elektrike KESH ka arkëtuar 65.2 mijë euro. Mungesa e reshjeve gjatë verës ka detyruar KESH që të importojë energji për të plotësuar nevojën për konsum në vend.
Ndërkohë që rezervuari më i madh për energjinë në vend liqeni i Fierzës ka pësuar një ulje të ndjeshme të nivelit duke arritur në 279,8 metra.
Megjithatë pritshmëritë mbeten optimiste pasi sipas parashikimeve meteorologjike pritet që në ditët në vijim në vend të ketë reshje shiu, ç’ka mund të përmirësojë situatën energjitike në vend.