Irani pas luftës hibride kundër Zvërnecit. Nga Mali i Zi, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka akuzuar se regjimi Iranian i Ajatollahut po përpiqet të nxisë kundërshtimet ndaj investimet me dezinformim dhe lajme të rreme.
“Ky nuk është vetëm një debat mjedisor. Është edhe çështje e një lufte hibride. Ka armiq të Shqipërisë që i njohim mirë. Regjimi iranian, i përfshirë prej kohësh në sulme kibernetike kundër vendit tonë, është pjesë e përpjekjeve për të përhapur narrativën se projekti synon sjelljen e palestinezëve nga Gaza në Shqipëri. Kjo narrativë ka marrë shumë vëmendje. Janë shpërndarë video të rreme me qindra mijëra shikime, ku pretendohet se shqiptarët brohorasin “Israel go home”. Këto janë të gjitha të rreme. Nuk ka asgjë të tillë në Shqipërinë reale.”
Sipas kryeministrit, ky është një tjetër sulm nga Irani pas sulmeve kibernetike të nisura prej vitit 2022. Shqipëria e ka shpallur shtet terrorist Republikën Islamike të Iranit, por nga ana tjetër prej 6 ditësh mbahen protesta në Tiranë kundër investimit në Zvërnec të Jared Kushner.
Rama siguroi se momentalisht ska asgjë për të diskutuam me protestuesit, sepse ska projekt, ndërsa vizioni është për ti dhënë jo vetëm Shqipërisë por dhe BE, një xhevahir të turizmit elitar.
“Sa i përket protestave për resortin, nuk ka kërkesa për t’u diskutuar sepse ende nuk ekziston një projekt i miratuar. Fillimisht duhet të kemi projektin, pastaj ta shohim dhe më pas ta diskutojmë. Qëllimi nuk është dëmtimi i natyrës, por krijimi i diçkaje unike, që do të jetë e jashtëzakonshme për shqiptarët dhe një dhuratë e Shqipërisë për Europën. Nga ana tjetër, ka njerëz që shqetësohen me të drejtë. Atyre u them të mos shqetësohen, sepse projekti ende nuk ekziston. Ne kemi vendosur standardet që duhet të përmbushë projekti dhe tani po presim që ai të paraqitet.” tha Rama.
