Familjarëve të Enea Mekollit u dorëzohet titulli “Dëshmor i Atdheut”

AKTUALITET


Gjatë ceremonisë mortore ku u përcoll për në banesën e fundit efektivi Enea Mekolli, i cili u vra në Maliq ndërsa ishte në krye të detyrës, Hita u ka dhënë flamurin shqiptar, kapelën e policisë dhe certifikatën e Dëshmorit të Atdheut familjarëve të tij.

Në ceremoninë mortore morën pjesë kolegë të tij, po ashtu edhe drejtori i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, dhe ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari.
Megjithëse statusi i “Dëshmorit të Atdheut” parashikon prehjen në Varrezat e Dëshmorëve, familja ka kërkuar që ceremonia e varrimit të zhvillohet në vendlindjen e tij.

Sipas familjarëve, kjo kërkesë lidhet me faktin se ata kanë humbur më herët edhe një djalë tjetër nga një sëmundje e rëndë, gjithashtu efektiv policie. Dëshira e familjes është që dy vëllezërit të prehen pranë njëri-tjetrit.



Skip to toolbar