Programi britanik zgjedh Drimadhen për xhirime/ Rama: Vëmendje në arenën ndërkombëtare të turizmit

AKTUALITET


Një nga programet më të ndjekura në Britaninë e Madhe, TOWIE nga ITV, prodhuesi më i madh në Europë për Reality Shows, ka zgjedhur Drimadhën për xhirimet e sezonit të ri.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama deklaroi se kjo është një tjetër dëshmi e vëmendjes që po fiton Shqipëria në arenën ndërkombëtare të turizmit dhe medias.

“Mirëmëngjes dhe me kënaqësinë që një nga programet më të ndjekura në Britaninë e Madhe, TOWIE nga ITV, prodhuesi më i madh në Europë për Reality Shows, ka zgjedhur Drimadhën për xhirimet e sezonit të ri, si një tjetër dëshmi e vëmendjes që po fiton Shqipëria në arenën ndërkombëtare të turizmit dhe medias, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama.



Skip to toolbar