Nga data 1 tetor të gjithë pensionistët pritet të përfitojnë një indeksim, të pensionit të tyre në masën 4.1%.
Emisioni E-Zone ka zbardhur vendimin e plotë dhe kategoritë përfituese, duke evidentuar se sa do të jetë indeksimi konkret për secilën prej këtyre kategorive.
Më konkretisht masa e pensionit të plotë social duke nisur nga data 1 tetor e në vazhdim do të jetë në masën 9.710 lekë të rinj (nëntë mijë e shtatëqind e 10 lekë të rinj).
Sa i përket pensioneve të plota nuk do të jenë më pak se 12.248 lekë të rinj (dymbëdhjetë mijë e dtqind e dyzet e tetë lekë të rinj) dhe jo më shumë se 17.888 lekë të rinj në muaj (shtatëmbëdhjetë mijë e tetëqind e tetëdhjetë e tetë lekë të rinj)
Ndërkohë pensionet e plota të pleqërisë dhe të invaliditetit nuk do të jenë më pak se 17.888 lekë të rinj në muaj (shtatëmbëdhjetë mijë e tetëqind e tetëdhjetë e tetë lekë të rinj), dhe jo më shumë se 35.776 lekë të rinj (tridhjetë e pesë mijë e shtatëqind e shtatëdhjetë e 6 mijë lekë të rinj) në muaj.
Kurse pensionet e parakohshme nuk do të jenë më pak se 17.888 lekë të rinj në muaj (shtatëmbëdhjetë mijë e tetëqind e tetëdhjetë e tetë lekë të rinj).
Përfitues nga ky indeksim do të jetë të gjithë ata individë që mbushin moshën për pesnion gjatë muajti tetor, duke nisur që nga data 1 tetor.