“Berisha dhe manaret që i shkojnë pas, nuk frymëzojnë”, Gjikondi: Maxhoranca të reflektojë

Më të fundit


Për juristen Brizida Gjikondi, familja Berisha ka vepruar si grup i struktuar kriminal, në funksion të pasurimit të tyre. E ftuara në Tirana Live, në ABC News, Gjikondi tha se nuk PD nuk mund të quhet më e tillë, por është kthyer në një batalion të njerëzve të ngushtë të Berishës.

“Ata kanë qenë një grup i strukturuar ku secili ka patur detyrat e tij, sic janë grupet e mafias. Znj. Malltezi është vetë non grata në SHBA, Shqipëria nuk ka luksin të ketë personazhe non grata nga SHBA. Kemi një zhbërje të PD sa nuk mund të quhet më e tillë, kemi një batalion që është grupi i ngushtë ku Berisha i ka bërë ndere më parë. Berisha nuk do frymëzojë më për zgjedhje, halli i madh i tij drejtësia dhe jo politika. Nuk mendoj se Berisha dhe manaret që i shkojnë nga pas të frymëzojnë. Njerëzit që ka goditur më shumë Berisha kanë qenë militantët e ndershëm të PD. Tani ata panë Berishën lakuriq, me letra me gjithcka, me dëshmi e kanë parë se si ka funksionuar kjo familje.” – u shpreh Gjikondi, ndërsa theksoi se m duhet të përfitojë nga gjithcka që ndodhi për të reflektuar dhe për t’I ofruar më të mirën shqiptarëve.

“Në një skenë ku nuk ke opozitë, maxhoranca e ka të lehtë të punojë, Rama mund t’i ndezë motorët, por puna është t’i dëgjojnë shqiptarët. Edhe maxhoranca ka një krizë të thellë morale dhe politike. Pavarësisht bilancit pozitiv në aparencë, ka një krizë morale që ka të bëjë po me korrupsionin. Do doja që jo vetëm kjo maxhorancë, por politika në përgjithësi të reflektojë. Edhe cuarja e Xhackës në komisionin e Venecias është e shëmtuar. Krijon precedent, del parlamenti mbi gjyqësorin. Maxhoranca duhet të reflektojë të marrë seriozisht situatën, nuk mund të dalë kandidat për deputet kush merr shumë like në Facebook. Maxhoranca duhet të përfitojë nga gjithcka që ndodhi për të reflektuar dhe për t’i ofruar më të mirën shqiptarëve.” u shpreh Gjikondi.



Skip to toolbar