Sali Berisha në gjyq, Meçe: Çështja është e pastër juridike, ish-kryeministri nuk duhet ta ngatërrojë me konceptin moral!

Më të fundit


Prokuroria e Posaçme mbylli hetimet për dosjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani ku të pandehur janë marrë ish-kryeministri Sali Berisha, dhëndëri i tij Jamarbër Malltezi dhe 3 persona të tjerë.

Në emisionin “Real Story” në ABC News analisti Arben Meçe komentoi deklaratat e ish-kryeministrit Berisha, ndërsa theksoi se nuk duhet të ngatërrojë konceptim moral me atë juridik.

“Berisha nuk duhet të dilte më nëpër emisione sepse sa herë del thuajse jep prova. Sot Berisha ka dhënë jo një por disa prova. Në themel i gjithë reagimi i Berishës ishte solidariteti familjar. Zyrtarisht ne Berishën e kemi parë gjithmonë në Lalëz, dhe marrëveshja është bërë në Lalëz,. Pra asgjë nuk e nda Berishën nga pronat e gocës vet, pavarësisht regjistrimit. Në kodin tonë penal, kemi parë me dhjetëra sekuestrim të pronave të kriminelëve tek familjarë të tyre. Nëse do t’i futemi ligjit dispozita është e prerë, kur fillon hetimi pasuror së pasi janë fëmijët…Të gjitha përmblidhen me një shportë dhe solidariteti familjar është koncept moral por jo ligjor. Dhe nëse një pronë është produkt i veprës kriminale, të implikon. Çështja është e pastër juridike”, tha Meçe.



Skip to toolbar