Ish-kryetari i Bashkisë së Pogradecit, Eduart Kapri është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Kapri është shoqëruar nga avokati i tij, por ende nuk dihet arsyeja e paraqitjes së tij në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.
SPAK e ka akuzuar Kaprin se në bashkëpunim me anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Enkeleida Kllomollari, Nexhmi Torro dhe Avdulla Cano abuzuan me tenderin me vlerë 9.2 milionë lekë për blerje dru zjarri në vitin 2017, duke favorizuar një prej kompanive që garonte.Por pavarësisht kësaj, Kapri fitoi pafajësi nga Apeli i Posaçëm dhe u lirua nga burgu.
SPAK e ankimoi në Apelin e Posaçëm vendimin e GJKKO që e shpalli të pafajshëm, por trupa gjykuese Nertina Kosova (kryesuese), Dhimitër Lara (anëtar), dhe Florjan Kalaja (anëtar), lanë në fuqi vendimin për pafajësi.