Biden autorizon Ukrainën të përdorë raketa amerikane/ Ekspertja e sigurisë: Pse qëndrimet e Francës dhe Britanisë janë me rëndësi

Më të fundit


Presidenti i SHBA, Joe Biden i ka dhënë dritën jeshile Ukrainës që të përdorë raketa amerikane me rreze të gjatë për të goditur brenda Rusisë. Kjo temë gjeopolitike u diskutua në emisionin “Real Story” në ABC News.

Ekspertja për çështjet e sigurisë Juxhina Sotiri, tha se kjo çështje do të marrë peshën e duhur, kur veprimin e SHBA do ta mbështesin dy shtete të tjera, si Franca dhe Mbretëria e Bashkuar.

Ajo theksoi se GjermaniA duket që është e pafuqishme për të ndikuar dhe imponuar zgjidhje, në konfliktin Rusi-Ukrainë.

“E vetmja tavolinë ku Evropa ka një levë, është tavolina e Këshillit të Atlantikut, pra në NATO. E gjithë kjo natyra e luftës me këtë vendim të marrë nga Biden ndryshon dinamikat në BE, patjetër rëndësi merr Franca dhe Mbretëria e Bashkuara duket që po në këtë kaosin e dinamikave politikave të BE, Scholz duket në atë turbullirën po të veten si I lënë mënjanë dhe përpiqet të ketë dhe ai imazhin. U bë dhe qesharak në tavolinat e liderëve të BE, Gjermania nuk është ajo e dikurshmja, me një zë potencial për ndryshuar dinamikat në Evropë. Më tepër e shikoj në orët në vazhdim veprimet që do të ndërmarrë Franca dhe Mbretëria e Bashkuara nëse do ti bashkohen veprimit të Biden apo do të ngeli një premtim në ajër”, tha ajo./abcnews.al



Skip to toolbar