Tentuan të kalonin drogë nga Spanja në Francë, përfundojnë në pranga dy shqiptarët

BOTA


Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia franceze teksa transportonin rreth 17 kg kokainë me makinë.

Kanë qenë doganierët e Cierp-Gaud ata që kryen sekuestrimin duke kontrolluar automjetin në jug të Haute-Garonne.

Konkretisht automjeti i dy shqiptarëve vinte nga Spanja dhe është arritur të kapet në qytetin e vogël Saléchan, i cili ndodhet më pak se 20 km nga kufiri spanjoll. 

Brenda mjetit u gjetën dhe sekuestruan disa pako, që përmbanin në total 16.7 kg kokainë. Në pranga ranë drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, të dy shqiptarë me banim në Spanjë.



Skip to toolbar