Dy anije tregtare me flamur turk u përplasën në brigjet e Stambollit ditën e sotme, teksa autoritetet njoftojnë se po vijojnë kërkimet për 10 anëtarë të ekuipazhit.
Sipas një deklarate nga Zyra e Guvernatorit të Stambollit, anijet Alsu dhe Tugberk Imamoglu u përplasën afërsisht në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, në një zonë detare afërsisht 28 km në jug të Silibrisë.
Anije dhe helikopterë të Rojës Bregdetare u dërguan në vendngjarje për operacione kërkim-shpëtimi dhe nuk kishte dëme të dukshme në njërën nga anijet, sipas zyrës së guvernatorit, e cila shtoi se autoritetet nuk kanë qenë në gjendje të kontaktojnë 10 anëtarët e ekuipazhit në anijen tjetër që u përplas.
Alsu po operonte një itinerar nga Kocaeli në Aliaga, ndërsa Tugberk Imamoglu ishte nisur nga porti i Alexandrettës me destinacion Karadeniz Eregli.
