“Do ta mbush kryet me plumba”, Spahia: Video ku PS kërcënon kreun e FRPD Shkodër

Më të fundit


Ish deputeti i opozitës, Bardh Spahia, i cili është në arrest shtëpie për shkak të sulmeve ndaj KZAZ-së në Shkodër ka postuar një video, ku vihen re disa persona, të cilët janë konfliktuar me njëri-tjetrin, ku sipas Spahisë është kërcënuar kreu i FRPD Shkodër.

“Kriminelët e armatosur të PS, me rekorde kriminale kërcënojnë Kryetarin e Forumit Rinor të Partisë Demokratike Shkodër, Arvit Bushati. Në video nuk kuptohet se kush janë personat që konfliktohen, por dëgjohen vetëm zërat e personave që ndërhyjnë për shuar konfliktin dhe një person që thotë “ai me mbush kryet me plumba?”, për të cilin Bardhi pretendon se është Arvit Bushati.

Gazetarët e realstory.al pyetën pranë policisë Shkodër, për të mësuar më shumë se kush janë këta persona në këtë video denoncuese nga PD dhe çfarë motivi ka pasur ky konflikt, por u deklarua se nuk ka pasur ndonjë denoncim për kanosje nga Arvit Bushati.

Kriminelet e armatosur te Partise Socialiste me rekorde kriminale kercenojne Kryetarin e Forumit Rinor te Partise Demokratike Shkoder, Arvit Bushati, " do ta mbush kryt ne plumba".#Diktaturaekrimit

Gepostet von Bardh Spahia am Sonntag, 30. Juni 2019


Skip to toolbar