Asambleja e FSHF-së, klubet miratojnë unanimisht propozimet e fedaratës!

Më të fundit


Klubet e Superligës nuk do të jenë më bashkë pronare të së drejtës televizive, të cilën e administronin bashkë me Federatën Shqiptare te Futbollit.

Ky është një nga vendimet e marra sot në Asamblenë e Përgjithshme të FSHF-së, ku u miratuan disa pika të rëndësishme të rendit të ditës, përfshi dhe pikën që e bën federatën pronare të vetme të të drejtës televizive.

Ky ndryshim statusor është miratuar unanimisht nga të gjithë anëtarët e FSHF-së (klubet e futbollit).

Një tjetër ndryshim, që në njëfarë mase prek direkt klubet, është pagesa e lojtarëve. FSHF propozon që koha e shlyerjes së futbollistëve, sipas kontratave, të kalojë nga 3 muaj vonesë në vetëm 30 ditë

Nëse ky afat kalohet, atëherë klubi përkatës mund të penalizohet nga Dhoma e Zgjidhjes së Konflikteve. Kjo e fundit mund të vendosë pastaj: paralajmërim, qortim, gjobë; pezullim i regjistrimit të lojtarëve të rinj (në nivel kombëtar, ose ndërkombëtar) për një ose dy periudha të njëpasnjëshme.

Asambleja e Zakonshme ka zyrtarizuar si anëtarë të saj edhe disa emra të rinj, si Shënkolli, Vora, Oriku, Internacional dhe Spartaku.

Gjithashtu ka pasur edhe çregjistrime në këtë drejtim, për klube që ekzistojnë vetëm në letër, si Sukthi, Himara, Adriatiku Mamurras, Pojani, Poliçani, Bilisht Sport, Fieri, KS Vlora, Olimpik. Ato pritet të anëtarësohen pranë shoqatave rajonale përkatëse.



Skip to toolbar